Shumë pak lëvizje mund të bëjë të sëmuresh. Pasojat e mundshme janë dhimbje mezi, mbipeshë ose sëmundje të zemrës dhe qarkullimit të gjakut (p.sh. infarkt zemre). Lëvizni prandaj çdo ditë të paktën gjysmë ore në mënyrë aktive. Për shembull me të ecurit e shpejtë, udhëtimin me biçikletë, notimin, vrapimin, punën e kopshtit ose të shtëpisë. 30 minuta mund të ndahen në 3 herë nga 10 minuta në ditë. Ngjitni ju po ashtu shkallë, në vend që të udhëtoni me ashensor ose me shkallë vetëlëvizëse. Kështu përfshini ju lëvizje të shëndetshme në jetën e përditshme.
Shumë e rëndësishme: Edhe fëmijët duhet të lëvizin të paktën një orë në ditë. Prandaj janë të rëndësishme orët e sportit në shkollë. Fëmijët bëjnë më tepër lëvizje, nëse ata marrin pjesë rregullisht në një klub sporti, për shembull në një klub futbolli.