Planifikimi familjar

Mbështetje pas lindjes

Ku marr unë gjatë kohës së parë pas lindjes mbështetje?

Në ditët pas lindjes nëna duhet të çlodhet fizikisht dhe shpirtërisht. Në këto javë të para (lehoni) nëna dhe fëmija trajtohen nga ana mjekësore. Sigurimi bazë i arkës së sigurimit shëndetësor paguan kostot e kontrollit gjatë shtatzënisë dhe lindjes dhe të përkujdesjes në "lehoni". Arka e sigurimit shëndetësor merr përsipër po ashtu disa kosto të parapërgatitjes së lindjes dhe të këshillimit për dhënien e gjirit.

 

Për kohën e fillimit pas lindjes, në shtëpi, ka tek këshillimi për nëna, baballarë dhe prindër mbështetje në rast të pyetjeve për të ushqyerit, zhvillimin dhe edukimin e fëmijës. Informohuni në komunën e banesës suaj ose në faqen e interneti të këshillimit për nëna dhe baballarë Graubünden mbi ofertën përkatëse në regjionin tuaj. Përveç kësaj ekziston mundësia të shtroni pyetje edhe nëpërmjet telefonit ose me anë të një formulari online (në linjë).

 

Linke