Planifikimi familjar

Parapërgatitje për lindje

Ku mund të informohemi ne mbi shtatzëninë dhe lindjen?

Personi më i rëndësishëm që i drejtohet gjatë një shtatzënie është mjekja e grave (gjinekologia) ose mjeku i grave. Ata kryejnë në distanca të rregullta kohore kontrolle mjekësore. Kështu ata mund të vëzhgojnë zhvillimin e fëmijës dhe të dallojnë rrezikun për nënën dhe fëmijën. Po ashtu mami me profesion të lirë (akushtere) mund t'iu përgjigjen pyetjeve për lindjen tanimë gjatë shtatzënisë.

 

Në spitale ka oferta për kurse për përgatitjen e lindjes. Atje ju mësoni dijeni me vlerë për lindjen, për dhënien e gjirit dhe për detyrat e reja si prindër. Në disa regjione në Zvicër kryhen disa kurse në gjuhë të ndryshme.