Bëheni gati librezën e familjes dhe dëftesën e vërtetimit të regjistrimit. Administrata e spitalit ka nevojë për këto dokumente për regjistrimin e fëmijës në zyrën e gjendjes civile.
Në javët e fundit para lindjes është po ashtu momenti më i vonë për të zgjedhur emrin e fëmijës. Në spital pritet, që ju tanimë ta dini emrin e fëmijës.
Siguroni beben tuaj tanimë para lindjes së tij tek arka e sigurimit shëndetësor. Nëpërmjet kësaj ju nuk duhet të plotësoni një pyetësor shëndetësor dhe fëmija juaj përfshihet në gëzimin e një mbulimi të pakushtëzuar.
Nëse prindërit nuk janë të martuar, babai duhet ta njohë fëmijën. Kjo do të thotë, ai duhet të lerë të regjistrohet si baba zyrtarisht tek zyra e gjendjes civile. Prindër të pamartuar kontaktohen pas lindjes përveç kësaj nga autoriteti për kujdestarinë ligjore. Këto sigurojnë, që pagesat e mbështetjes për fëmijën të jenë të rregulluara.