Taksat

Taksat

Cilat taksa njihen në Zvicër?

Çdo person, i cili banon, punon ose ble në Zvicër, mund të bëhet me detyrim tatimor. Taksa është një pagesë publike. Ajo formon burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të shtetit dhe i mundëson atij, të plotësojë detyrat e tij.

 

Në Zvicër njihen një sërë taksash të ndryshme. Taksat direkte bëjnë pjesë në më të rëndësishmet për shtetin: taksat mbi të ardhurat dhe mbi pasurinë si dhe taksat mbi fitimin dhe kapitalin.

 

Pastaj ka edhe taksat indirekte. Në këto bëjnë pjesë tatimi mbi vlerën e shtuar, taksa për duhanin, taksa për qentë, taksa kantonale e automjeteve me motor, taksa e lotarisë dhe shumë të tjera. Sipas llojeve të taksave ato ngrihen nga komunat, kantoni dhe federata.