Në rast të shtrëngesave financiare duket joshëse të merret një kredi e vogël dhe me këtë të financohen ndoshta një makinë e re ose pushimet. Por kujdes: Kredi të vogla ose private janë të shtrenjta, sepse bankat mund të kërkojnë deri në 15 përqind interes vjetor.
Ka situata, në të cilat një kredi e vogël mund të jetë vërtet një zgjidhje e arsyeshme për të kaluar gjendjen. Megjithatë duhet të këshillohet ngutshëm të hiqet dorë nga konsumi i vazhdueshëm me kredi! Sepse ju ngarkoni me këtë buxhetin e ekonomisë tuaj shtëpiake për një kohë të gjatë, gjë që është veçanërisht atëherë kritike, nëse dikush mbetet i papunë.
Ofertat për kredi të vogla janë shumë të ndryshme. Ia vlen, të krahasohen ato shumë saktësisht dhe të përllogariten kostot, para se të vendoset për diçka. Provoni ju edhe alternativa: një kredi nga farefisi ose miq mund të jetë mjaft më e leverdishme. Ose ju vendosni të kurseni dhe bëni një blerje vetëm, nëse ju e përballoni këtë. Kjo është më e leverdishme dhe bën së pari të keni shumë gëzim paraprak.