Telefonata juaj do të merret nga një drejtues i kualifikuar i shërbimit. Sipas njoftimit alarmohen menjëherë të gjitha organet e nevojshme për ndihmë (shërbimi i shpëtimit, mjeku i shërbimit, helikopteri i shpëtimit, policia dhe /ose zjarrfikëset)
Numrit të telefonit 144 ose 112 mund t’i bihet si nga telefona publikë, rrjeti fiks ashtu edhe nga lidhjet mobile pa pagesë
dhe pa prefiks.
Informacionet e mëposhtme janë të rëndësishme për centralin e telefonit të urgjencës
- Emri juaj dhe numri juaj i telefonit për një telefonatë të mundshme.
- Një përshkrim i shkurtër, çfarë ka ndodhur.
- Të dhëna të sakta për vendin e emergjencës: Vendi, rruga, numri i shtëpisë.
- Sa pacientë ka.
- Gjendja e pacientit: Është ai me vetëdije? Merr frymë pacienti?
- Kur ka ndodhur ngjarja?
Përfundoni bisedën vetëm atëhere, kur drejtuesi i shërbimit ka vërtetuar, se ai merr masat paraprake.