Mendohuni saktësisht, për çfarë arsye nuk jeni i kënaqur me vendin tuaj të punës. Më së miri mbani shënime mbi proceset e veçanta dhe kujdesuni po ashtu për këtë, që të kini dëshmitarë (kolegë dhe kolege pune). Flisni së pari me një anëtar të komisionit të personelit, përderisa në ndërmarrje ka një komision personeli. Ndoshta edhe një bisedë me shefin e personelit mund të çojë në sqarim.
Këshillohuni vazhdimisht në mënyrë profesionale, para se të ndërmerrni hapa sipas mendimit tuaj. Më së miri është të pyesni për këshillë në një konsultore juridike ose tek organizata bamirëse.
Nëse ju jeni anëtar i një sindikate, mund të informoheni edhe atje. Mund të jetë po ashtu ndihmuese, të konsultuarit me një ndërmjetës ndërkulturor. Ose flisni një herë për këtë me kolege dhe kolegë. Në këtë mënyrë ndoshta ju merrni këshilla, të cilat ndihmojnë më tej.