E drejta e punës cakton të drejtat dhe detyrimet e punëmarrëseve dhe punëmarrësve si dhe të punëdhënësve. Me rëndësi janë:
- Ligji i punës (mbrojtja e përgjithshme e shëndetit, koha e punës dhe e pushimit, gra shtatzëna dhe nëna që japin gji)
- E drejta e obligacioneve (kontrata e veçantë e punës, kontrata kolektive e punës, kontrata normale e punës)
- Ligji për sigurimin ndaj aksidenteve (siguria në punë)
Për të gjithë nënshtetasit e huaj, të cilët janë me veprimtari pune në Zvicër, vlejnë të njëjtat përcaktime ligjore pune si për kolegët e tyre zviceranë.