Papunësia

Papunësia

Çfarë bëj unë nëse mbetem i pa punë?

Kush banon në Zvicër dhe si punëmarrës ose punëmarrëse mbetet pa punë, ka të drejtë - në rast se kushtet e nevojshme paraprake janë të përmbushura – për të holla ditore të papunësisë. Kushtet thelbësore për këtë janë, një lejë qëndrimi dhe një zënie 12 mujore me punë në dy vjet para humbjes së vendit të punës.

 

Për pyetje në lidhje me papunësinë ju qëndrojnë juve në dispozicion, arkat e papunësisë dhe qendrat regjionale për ndërmjetësim pune (RAV).

 

Në rast të humbjes së vendit të punës ose të kërcënimit prej papunësisë është e rëndësishme si më poshtë:

 

  • Filloni menjëherë me kërkimin e një vendi të ri pune, nëse ju nuk kini fillua tanimë. Këto përpjekje duhet të vërtetohen gjatë të drejtës për marrjen e të hollave ditore të sigurimit për papunësisë. Të ruhen shënimet përkatëse dhe kopjet e kërkesave me shkrim dhe shkresave refuzuese.
  • Njoftohuni menjëherë tek zyra e punës e komunës suaj të banimit.