Leja e punës

Leja e punës

Kush merr një lejë pune?

Në Zvicër ka në thelb dy parime: Punëmarrës nga shtete të EU-së [Bashkimit Evropian]/EFTA-së [Asociacionit Evropian të Tregut të Lirë] e kanë më të thjeshtë të hyjnë në tregun e punës. Arsyeja e kësaj janë marrëveshjet ndërmjet Zvicrës dhe Bashkimit Evropian (EU).

 

Punëmarrës nga të gjitha shtetet e tjera marrin vetëm një lejë punë, nëse ata vlejnë si forca pune që nevojiten ngutshëm dhe janë të kualifikuar mirë.

 

Në faqen e internetit të Sekretariatit të Shtetit për Migracion ju mund të lexoni, cilat kushte paraprake nevojiten për një lejë. Informacionet ekzistojnë në gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe anglisht.

 

Kantoni, në të cilin banoni, vendos sipas kritereve të përmendura më sipër nëse ju merrni një lejë pune. Informacione të mëtejshme merrni tek Amt für Migration und Zivilrecht Graubünden (Seksioni për migracion dhe të drejtën civile Graubünden).