Sigurimi shëndetësor

Pjesëmarrja në kostot

Çfarë duhet të paguaj unë vetë, çfarë paguan arka e sigurimit shëndetësor?

Si shtesë mbi primin ju duhet po ashtu të paguani vetë një pjesë të kostove të trajtimit. Pjesëmarrja quhet Franchise (ekskluziviteti). Lartësinë e ekskluzivitetit ju mund ta zgjidhni vetë. Ekskluziviteti më i ulët është 300 franga, më i larti 2500 franga. Kjo do të thotë: Në rast të ekskluzivitetit më të lartë ju duhet t'i paguani vetë të gjitha kostot e mjekut deri në një shumë prej 2500 frangash në vit. Për këtë primi është i ulët. Në rast të një ekskluziviteti të ulët (për shembull 300 franga) primet mujore janë më të larta. Për këtë merren përsipër tanimë kostot, nëse ato i kalojnë 300 frangat. Një ekskluzivitet i lartë (dhe prim i ulët) ia vlejnë vetëm atëherë, nëse ju jeni pak i sëmurë.

 

Nëse kostot vjetore për mjekët e kalojnë ekskluzivitetin, ju duhet të paguani 10 përqind të kostove si shtesë, ky quhet kontribut vetjak. Kontributi vetjak është, sipas ligjit, maksimalisht 700 franga në vit. (Gjendja janar 2016)

 

Kostot për shtatzëninë dhe lindjen i merr përsipër nga fillimi dhe plotësisht arka e sigurimit shëndetësor.