Të qenit i sëmurë

Oferta për fëmijë

Çfarë oferta ka për fëmijë?

Në Zvicër ka krahas mjekeve private dhe mjekëve privatë për fëmijë edhe oferta speciale falas për fëmijë shkollash:

  • Komunat e shkollës ofrojnë një shërbim mjekësor shkolle: Mjeku i shkollës ose mjekja e shkollës kontrollon fëmijët e shkollës në kopshtin e fëmijëve, në vitin e 4-t dhe të 8-të të shkollës dhe i vaksinon ata. Kështu mund të dallohen dhe trajtohen herët probleme shëndetësore.
  • Dentisti i shkollës dhe shërbimi shkollor i dhëmbëve: Një dentist ose një dentiste kontrollon dhëmbët e fëmijëve një herë në vit. Përveç kësaj vjen rregullisht shërbimi i kujdesit të dhëmbëve dhe iu tregon fëmijëve të shkollës në mësim, si i pastron secili dhëmbët me sukses dhe drejt.
  • Shërbimi psikologjik shkollor: Këtu ju merrni ndihmë në rast të problemeve shkollore, psikike dhe të edukimit të fëmijës suaj

 

Telefon këshillimi për raste emergjente fëmijësh

Klinika e fëmijëve e spitalit të kantonit Graubünden ofron një telefon këshillimi për raste emergjente fëmijësh. Prindër me pyetje në lidhje me mjekësinë marrin nën numrin 0900 25 66 11 informacione profesionale.

 

Telefoni i këshillimeve është çdo ditë gjatë 24 orësh në shërbim. Një këshillim telefonik nga rrjeti fiks kushton 3.23 CHF/Min (gjendja e janarit 2016). Në rastet emergjente të rrezikshme për jetën duhet të zgjidhet numri 144 ose 112.