Të jetosh i shëndetshëm

Këshillim ndaj varësisë

Ku mund të informohem unë mbi çështjet e varësisë?

Njerëzit mund të jenë të varur nga lëndë të ndryshme: nga alkooli ose cigaret ose nga medikamentet si ilaçe dhimbjeje, gjumi dhe qetësimi. Ka edhe një varësi nga puna, ushqimi, loja ose blerja. Ose nga drogat ilegale si kanabis, kokainë ose heroinë.

 

Varësia dhe droga kanë ndikime mbi trupin dhe mbi psikikën. Varësia nga droga mund të jetë po ashtu një problem për njerëzit tuaj të afërm. Anëtarët e familjes dhe shokët nuk e venë re për një kohë të gjatë varësinë. Dhe nëse ata e venë re këtë, shpesh ata nuk flasin për këtë. Prandaj është e rëndësishme, të merrni ndihmë profesionale jashtë familjes.

 

Sepse shpesh njerëzit e varur nuk mund të shkëputen vetë nga varësia e tyre. Në rast të këshillimit për varësinë ju mund të kërkoni së bashku me persona të specializuar për zgjidhje të reja. Të prekurit dhe të afërmit marrin mbështetje dhe shoqërim në këtë situatë të vështirë.

 

Këshillimet janë shpesh herë falas. Personat e specializuar i nënshtrohen detyrimit për të ruajtur fshehtësinë. Adresa të personave të specializuar ju gjeni në librin e telefonit. Po ashtu mjeku i familjes ose mjekia e familjes mund t'ju këshillojë juve persona të specializuar.

 

Kontakt

  • Sozialdienst für Suchtfragen

    Shërbimi social për çështje vesesh GraubündenLoëstrasse 377000 Chur081 257 26 54www.soa.gr.ch
  • Beratungsstelle Blaues Kreuz Graubünden

    Vend këshillimi «Kryqi Blu» GraubündenAlexanderstrasse 427000 Chur081 252 43 37www.blaueskreuz.gr.ch