Tatimi në burim

Tatimi në burim

Cilat taksa duhet të paguajnë migrantet dhe migrantët?

Si zviceranet dhe zviceranët janë të detyruar edhe migrantet dhe migrantët, të paguajnë taksë. Ato paguhen si në komunën dhe në kantonin, në të cilat banohet, kjo është taksa e komunës dhe e shtetit, ashtu edhe në federata, kjo quhet taksa direkte e federatës.

 

Sistemi i taksave është i organizuar kështu, që njerëzit më të shumtë plotësojnë një herë në vit një deklaratë tatimore. Ata shënojnë në atë, sa kanë fituar në vitin e fundit dhe sa e lartë është pasuria e tyre. Deklarata tatimore dorëzohet pastaj tek autoritetet lokale të tatimeve. Këto llogaritin lartësinë e taksave dhe lëshojnë faturat e tatimore.

 

Në Zvicër njihet përveç kësaj tatimi në burim. Ai hiqet direkt nga punëdhënësi i personit me detyrim tatimor. Ai i heq taksat përkatësisht nga rroga dhe ua transferon shumën autoriteteve të tatimeve. Të prekur janë migrantet dhe migrantët pa lejë qëndrimit të përhershme "C", nëse ata nuk janë të martuar me dikë, i cili ka këtë lejë qëndrimi ose të drejtën e qytetarit zviceran. Sipas kantonit tatimi në burim është në lartësi të ndryshme; ai mund të ndryshojë nga viti në vit.

 

Për të penguar që migrantet dhe migrantet të tatohen dyfish, në Zvicër dhe si shtesë edhe në vendlindjen e tyre, Zvicra ka lidhur me 50 shtet një marrëveshje për tatimin e dyfishtë. Këto marrëveshje luajnë po ashtu, në bashkëlidhje me shmangien tatimore, një rol të rëndësishëm.